Deputeti i Partisë Demokratike Klevis Balliu, i cili u është ndër të parët që i është bashkuar protestës së banorëve të Astirit, ka deklaruar se se do të japë dorëheqjen nëse faktohet se ndonjë deputet i opozitës është përplasur me policinë.
“Unë e jap dorëheqjen sot nëse ka një deputet të opozitës që u përplas me policinë bashkiake. Këtë e bëri ai për ta përdorur politikisht. Në të kundërt ta japë ai dorëheqjen si shpifës zyrtar që është. Se ai është emblema e mashtrimit”, tha Balliu.
Sipas deputetit, banorët që kundërshtojnë shembjen e shtëpive të tyre, kanë kërkuar jo vetëm deputetët e opozitës por edhe ata të pozitës, në veçanti Blerina Gjylametin që është deputete e zonës. Mirëpo ajo nuk i është përgjigjur thirrjes së tyre e madje as të televizioneve për të folur mbi çështjen.
“Ne kemi shkuar se na kërkuan banorët. Banorët nuk kanë kërkuar vetëm deputetët e PD-së, kanë kërkuar deputeten e tyre, zonjën Gjylameti. E kanë deputetet atje. Ku është fshehur. Janë futur tek bunkeri i Edi Ramës, nuk i gjen njeri. ARRSH nuk ka projekt fare, janë foto nga google. Kur bën një projekt merret çdo person fizik i shpjegohet çfarë po ndodh, bëhen matjet në zonë”, tha Balliu.