Vendosni fjalën kyçe....

Operacion anti-drogë me 18 të arrestuar, shkatërohet banda italo-shqiptare (Video)


Të paktën 18 persona janë arrestuar gjatë operacioni “Sciamono” ku është shkatërruar një bandë italo-shqiptare nga anti-droga në Trentino të Italisë. Hetimet nisën në tetor të 2017, ku hetuesit filluan monitorimin e barit Anny në Castello di Fiemme të menaxhuar nga Paolo Girardi, i treguar si një vend ku ishte e mundur të merrej kokainë në çdo kohë.

Nisja e aktivitetit të hetuesve nisi me informacionet e  ekzistencës së  një grupi që qarkullonte rreth barit ku bëhej e mundur shitja e kokainës, e cila ndahej me pjesë nga shtetasit italianë Paolo Girardi dhe Alessio Sartori dhe shqiptari Taulant Shtembari.

Lënda narkotike e shitur nga grupi dallohej për shkallën e lartë të pastërtisë pavarësisht se përzihej me lëndë të tjera si kafeinë, manitol dhe aspirina. Një nga figurat më të rëndësishme dhe funksionale të grupit ishte i riu Vincenzo Marti, i cili merrej me menaxhimin dhe dërgimin e drogës me postë apo edhe duke e blerë direkt nga furnizuesit.

Shtetasit e tjerë ishin të përkushtuar në shpërndarje  e lëndëve narkotike në mjedise për të rritur.  Një nga shqiptarët më të rëndësishëm në bandë ishte Taulant Shtembari, ndërsa marokeni i quajtur Hamza Ridha, kryente deturat e ndërmjetësit duke vënë në kontakt Shëmbarin dhe Girardin.

Grupi ishte i lidhur direkt me një ekip të trafikantëve të drogës së “nivelit të lartë” i  vendosur në Milano dhe i kryesuar nga shqiptari Petrit Arapi, shpërndarës droge me një histori qëndrimi në Val di Fiemme që e lejuan atë në kohë të vështira për të vendosur marrëdhënie me Shtëmbarin.

Të gjitha hetimet kanë bërë të mundur zbulimin e rreth 1 episodeve të shpërndarjes së kokainës dhe identifikimin e të paktën 100 klientëve.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *