Vendosni fjalën kyçe....

Përleshen me thika dy burrat në Kamzë, njëri në spital


Një sherr me thika ka ndodhur mes dy personave në Kamëz, ku njëri prej të cilëve ka mbetur i plagosur.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ku sipas policisë, 45-vjeçari me inicialet A.M, ka goditur me thikë 47-vjeçarin me inicialet B.S.

Ky i fundit ka përfunduar në spital ku është mjekuar për plagët e marra dhe më pas është kthyer në shtëpi.

Personi që ka goditur me thikë është arrestuar në vendin ku ndodhi ngjarja.

“Më datë 19. 11. 2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në Kamzë, ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin B. S., vjeç 47, banues në Kamzë, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës . Nenet 89 e 279/2 të Kodit Penal.”, thuhet në njoftimin e policisë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *