Vendosni fjalën kyçe....

Taksë 100% kundrejt produkteve serbe dhe boshnjake, BE kritika Kosovës


Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të hiqet menjëherë taksa prej 100 për qind për mallrat e importuara nga Serbia dhe Bosnja.

Duke e quajtur “shkelje të marrëveshjes së CEFTA-s”, Mogherini ka thënë se ky vendim është kundër frymës së Marrëveshjes për Stabilizim Asociim mes BE-së dhe Kosovës.

“Vendimi i sotëm i Qeverisë së Kosovës për të rritur taksën ndaj mallrave të importuara nga Serbia dhe Bosnja për 100 për qind është shkelje e pastër e CEFTA-s dhe frymës së Marrëveshjes për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Ajo përkeqëson situatën pas vendimit të parë prej 10 për qind javën e kaluar. Qeveria e Kosovës duhet menjëherë të anulojë këto vendime”, ka thënë ajo.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *