Policia në Bari të Italisë ka arrestuar një qytetar nga Shqipëria dhe një nga Kosova, të cilëve iu sekuestruan sasi të mëdha parash.
Mediet italiane raportojnë se dy shqiptarët, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, u arrestuan pasi tentuan të nxirrnin nga Italia një sasi prej 114 mijë eurosh, të padeklaruara.
Sasia e eurove ishte fshehur në bagazhin e makinës. Policia në njoftimin për media ka thënë se po punon për të gjetur burimin e fitimit të këtyre parave.