Vendosni fjalën kyçe....

Kriza – Brukseli refuzon buxhetin e Italisë dhe paralajmëron sanksione


Bashkimi Europian mori hapin e parë të mërkurën në drejtim të sanksioneve ndaj Italisë, pasi vendosi se shpenzimet e parashikuara të vendit, shkelin rregullat fiskale të bllokut. Brukseli ka hedhur poshtë planin e buxhetit të Romës për 2019.

“Komisioni konfirmon ekzistencën e një rasti veçanërisht serioz të mospërputhjes”, tha BE në rishikimin e saj vjetor të planeve të shpenzimeve të vendeve të Eurozonës duke iu referuar buxhetit të 2019 të Italisë.

“Me atë që qeveria italiane ka vënë në tavolinë, shohim një rrezik që vendi të ecë symbyllur drejt paqëndrueshmërisë”.

Brukseli ka shprehur në mënyrë të përsëritur shqetësimet lidhur me planet e huazuara dhe shpenzimet e Romës, duke paralajmëruar qeverinë italiane se kjo mund të shkaktojë një krizë tjetër borxhi që do t’i dëmtonte të gjithë.

Sipas rregulloreve të BE-së, borxhi publik i një vendi anëtar nuk mund të jetë më i lartë se 60 për qind i produktit të brendshëm bruto ose, nëse është, duhet të bjerë në 60 për qind në një ritëm të kënaqshëm.

Roma zyrtare ka argumentuar se ndihmesa për rritjen ekonomike është mënyra më e mirë për të ulur raportin e borxhit ndaj PBB-së prej mbi 130 për qind.

Zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, tha se nuk do të bëjë kompromis për çështjet kryesore të planit të buxhetit, si reforma e pensioneve, të ardhurat e qytetarëve dhe taksat më të ulëta.

Ai u tha gazetarëve në Romë se ai është, megjithatë, i gatshëm të bëjë ndryshime të vogla në fusha si investimet, në të cilat ai është “i hapur për dialog me të gjithë”.

Italia tani mund të përballet me dënime nga Bashkimi Europian nëse nuk e rregullon buxhetin e saj.

Sipas Salvinit, gjobat kundër Italisë do të ishin “mosrespektuese”. “Ne jemi të bindur për numrat në buxhetin tonë. Ne do të flasim për të në një vit.” shtoi ai. /Hashtag.al

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *