Vendosni fjalën kyçe....

14-vjeçari vlonjat largohet nga shtëpia, nëna kërkon ndihmë në polici


Një adoleshent nga qyteti i Vlorës, është larguar nga banesa e tij për të mos u kthyer më.

Nëna e 14-vjeçarit me inicialet S.P, ka shkuar në polici ku ka kallëzuar zhdukjen e të birit.

Gruaja 44-vjeçare me inicialet M.P, kërkon nga uniformat blu gjetjen e të birit dhe kthimin e tij në shtëpi.

“Më datë 20. 10. 2018, u referuan materialet, për vlerësim, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, pasi shtetasja M. P., vjeçe 44, banuese në Vlorë, ka kallëzuar largimin nga banesa, të djalit të saj S. P., vjeç 14.”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet në lidhje me rastin janë referuar në Prokurorinë e Vlorës për vlerësim ndërsa kanë nisur kërkimet për adoleshentin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *