Kreu i opozitës Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të “Unazës së Re” pasditen e sotme. Pas protestës së dhunshme që u zhvillua sot para Kuvendit, banorët e Unazës së Re po mblidhen sërish sot tek Astiri.
Banorët e Unazës kanë paralajmëruar protestën në orën 17.00, ndërkohë që në këtë zonë ndodhen forca të të shtuara të FNSH dhe forca të tjera.
Përplasja para kuvendit solli bilancin e 12 efektivëve të plagosur dhe dhjetëra protestuesve të arrestuar. Të mbledhur nga zona e Astirit, qindra qytetarë kundërshtuan qeverinë Rama për projektin e segmentit rrugor nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Sheshi Shqiponja”, pasi nuk janë dëmshpërblyer.
Me ta u bashkuan edhe banorët e Bregut të Lumit, që preken nga zgjerimi i Bulevardit të Ri në Tiranë.