Një 63 vjeçar ka humbur jetën pasditen e djeshme në Elbasan, ndërsa po punonte në uzinën e KURUM.
Punëtori 63 vjeçari, Naim Derstila, ra nga lartësia e një vinçi dhe preu njërën këmbë. Ai u dërgua me urgjencë në drejtim të Spitalit të Traumës në Tiranë por për fat të keq humbi jetën.
Policia ka arrestuar përgjegjësin e turnit, Flamur Alterziu ndërsa është shpallur në kërkim dhe inxhinieri nga Gostivari i Maqedonisë.
“Për këta rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” të parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal, për arsye se këta shtetas nuk kanë zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen shtetasi N.D., 63 vjeç, banues në fshatin Dërstilë, Elbasan”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.