Kryeministri Edi Rama pasi vizitoi në spital efektiven e policisë së humbi 4 gishta është shprehur se kjo është vijë e kuqe për ata që sot kanë marr përsipër t’i kundërvihen ligjit.
Por kryeministri është pritur nga familjarët e protestuesve të plagosur, të cilët nuk i kanë kursyer fyerjet ndaj tij. Madje e kanë qëlluar edhe me këpucë. Pas këtij incidenti polcia ka shoqëruar protestuesit, ndërsa kryeminsitri është larguar.
Deklarata e Ramës pas vizitës në spital:
“Përfytyroni, çdo prind, çdo vëlla, çdo motër, çdo të thotë të vijë vajza nga puna, vetë 24 vjeç me gishta të këputur, pasi ka dalë të kryejë detyrën. Është një situatë që nuk ka ndodhur që nga prishjet e parkut Rinia. Një parti që merr persipër të mbrojë zpatues pronash, kundër interesit publik për të frenuar zhvillimin e një vepre që nuk kanë për ta frenuar dot.
Prerja e gishtave është një vije e kuqe për ata që sot kanë marr përsipër t’i kundërvihen ligjit. Nuk ka shans që ligji të mos zbatohet njësoj për të gjithë dhe policia e shtetit të kthehet në target për kapsolla gurë.” u shpreh Rama.
Rama deklaroi më tej se te “Unaza e Re” ata që kanë dokumenta do të zbatohet ligji, kush është me një strehë do marr bonus qeraje, ndërsa të tjerët të largohen sa më parë se nuk do marrin asgjë.