Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama i gatshëm të lerë fëmijët e shqiptarëve pa shtëpi për të qëndruar në pushtet


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka folur rreth ngjarjeve të ditës së sotme ku pati një përplasje mes protestuesve që mbrojnë shtëpitë e tyre dhe policisë, ku deklaroi se projekti për Unazën e Re ka një kosto të lartë që lekët të shkojnë në xhep të Kryeministrit Rama.

Sipas Bashës, kryeministri Rama është i gatshëm për pushtet madje edhe të lerë fëmijët e shqiptarëve pa shtëpi.

“E dini pse kushton kaq shumë rruga? Që lekët të shkojnë në xhepin e Ramës. Ky nuk është interesi i qytetarëve, por i Ramës dhe klientëve të tij. Rama është ortak i këtyre si në çdo aferë korruptive që bëjnë. Shtëpitë e Unazës po prishen që të pasurohet vila e Surrelit. Ai është gati të bëjë çdo gjë për pushtet, madje dhe të lërë fëmijët e shqiptarëve pa shtëpi”-tha Basha në një lidhje direkte në emisionin “Të Paekspozuarit”.

Më tej Basha u shpreh se opozita do bëjë gjithçka që të zhdukë kriminelët që janë në bashkëpunim me qeverinë.

“Shteti ka shkelur çdo ligj, qeveria po shtyp banorët. Beteja jonë politike vazhdon. Ne duam të zhdukim hajdutët e kriminelët dhe kjo që po ndodh te Unaza është bashkëpunim i qeverisë me krimin. Jemi të hapur për çdo bashkëpunim”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *