Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Rama nuk njeh vijë të kuqe por të bardhë se e merr me hundë


Kreu i opozitës Lulzim Basha i është bashkuar protestës së banorëve të “Unazës së Re” . Pas protestës së dhunshme që u zhvillua sot para Kuvendit, banorët e Unazës së Re janë mblidhen sërish sot tek Astiri.

Basha në protestë u shpreh se Rama nuk njeh vijë të kuqe por të bardhë se e merr me hundë. Ai e qujati gjithë projektine  “Unazës së Re” një megaaferrë korruptive.

“Gra me brinjtë thyera, ai duhet të paguajë edhe për gishtat e policës së plagosur në detyrë. Ai po keqpërdor policinë në këtë megaaferë korrupsioni dhe po përdor propagandën. Ai po shkel ligjin dhe po grabit 40 milionë euro të shqiptarëve.

Opozita ishte aty pranë qytetarëve. Rama nuk njeh vijë të kuqe, po njëh vijë të bardhë, atë që merr me hundë. Do ta paguajë shtrenjtë këtë që bëri sot.  I çon policët aty të patranuar, kapi kapsollën më dorë policja” u shpreh Basha.

Në protestën e sotme ka një numër të madh protestuesish por edhe forcat e policisë janë të shumta.

“Lironi vëllezërit tanë”, kjo është thirrja e banorëve pasi sot u arrestuan nga policia 11 persona pas protestës te Kuvendi. 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *