Lindita Protoduari, nëna e Dorjan Protoduarit të arrestuar nga policia dhe bashkëshortja e protestuesit që goditi Ramën me këpucë është shprehur gjatë protestës së sotme se nuk trembet nga burgu i Edi Ramës.
“Nuk trembem nga burgu i Edi Ramës që më ka arrestuar djalin dhe burrin. Sa po dal nga serumi. Jam një nënë krenare që do luftoj deri në ditën e fundit, se këto shpi nuk ka për t’i prishur, derisa të vdes. Më ka ardhur në spital dhe më ka thënë që nuk kam ardhur për ty. Dhe i kam thënë që e kam për turp të vish tek mua mo kryeministër drogaxhi, mo kryeministër i korruptuar.”, u shpreh qytetarja.
Në protestën e sotme ka një numër të madh protestuesish por edhe forcat e policisë janë të shumta. “Lironi vëllezërit tanë”, kjo është thirrja e banorëve pasi sot u arrestuan nga policia 11 persona pas protestës te Kuvendi.