Vendosni fjalën kyçe....

“Buxheti që vjedh njerëzit”, Opozita e bashkuar nis bashkëbisedimin për “Buxhetin 2019” me biznesin dhe ekspertët (FOTO)


Opozita e Bashkuar ka nisur sot bashkëbisedimin për buxhetin e vitit 2019, me përfaqësues të biznesit, ekspertë, gazetarë dhe grupet e interesit.

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është ulur përkrah kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi.

“Buxheti që vjedh njerëzit”, ështu e ka emërtuar projektin e mazhorancës, opozita.

Deputetja demokrate Jorida Tabaku, tha se biznesi ka një rënje drastike të fitimeve ai i madhi por dhe bisneset e tjera. Sipas saj, Rama ka monopolizuar gjithçka, 450 milionë euro u merren sot shtesë bizneseve, akcizat janë rritur me 60 për qind dhe se 97 peër qind e bizneseve paguajnë më shumë 97 për qind e qytetarëve paguajnë më shumë.

Po ashtu Tabaku tha se duhen marrë masa dhe vendime drastike për të tejkaluar këtë situatë:“Ne duhet të marrim masa drastike bashkë, vendime drastike. Vlerësimi i punës tuaj bëhet edhe duke shpenzuar më mirë në ato sektorë kur paratë shkojnë mme më efektivitet.”

Tabaku tha se opozita ka dërguar mbi 100 amendamende në Parlament, ndërsa këtë e konsideroi si buxhetin e fundit të Rilindjes.

“100 amendamente janë dërguar në Parlament, por duket sikur ky është buxheti i fundit i Rilindjes. Ky buxhet nuk mund të rregullohet ashtu siç nuk mund të rregullohet filozofia e Rilindjes. 20 milionë euro për një kilometër rrugë”, tha Tabaku.

Vijon…

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *