Vendosni fjalën kyçe....

“Duam shtëpitë tona, Rama s’ke fytyrë të na dalësh”, protestuesit me shashka e tymuese para Kuvendit (FOTO)

Banorët e Unazës së Re dhe të Bregut të Lumit, janë ngritur sot në protesta bashkarisht përpara Kuvendit, ku po zhvillohet seanca plenare.

Tymuese dhe shashka po hidhen jashtë godinës, ku kryeministri Edi Rama po kritikon protestuesit, duke e konsideruar këtë qëndresë si protestën më të “turpshme që ka parë ndonjëherë” dhe vetë protestuesit si “zaptues profesionistë”.

 “Duam shtëpitë tona”, “Duam shtëpitë tona”, kjo është thirrja e protestuesve.

“O kryeministër që s’ta them dot emrin sot, i paligjshëm dhe i pafytyrë je ti që mbyllesh aty mbrapa dhe s’ke fytyrë ti dalësh popullit para, sepse populli ka fakte që i ke premtuar shumë”, tha një zonjë.

“Populli i Unazës së Re dhe çdo lagjeje të re të Tiranës nuk është kundër projektit por nuk është dakord me korrupsionin me të cilin po bëhet.”, vazhdoi më tej e njëjta protestuesve

Thirrje të tilla si  “Edhe të vdesësh është pak” dhe “Edi Rama o zagar, do të tërheqim me litar”, nuk mungojnë në këtë protestë, ndërsa një nga banorët i bëri thirrje të pranishmëve që të tentonin të hynin në Kuvend.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *