Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, deklaroi se “kryeministri dhe policia provokoi me civilë nga turma” duke hedhur shashka.
“Kryeministri provokoi hapur banorët, qytetarët dhe Policinë e Shtetit. Vazhdon të provokojë ende policët hallexhi. Sot policia provokoi me civilë nga turma. Duhet hetuar mirë se kush ishin personat që hodhën shashka kundër policisë”, deklaroi Kryemadhi në emisionin “Open” në Top Channel.
“Jam e bindur se brenda grupimit ka pasur provokatorë. Për të gjetur se kush e ka hedhur atë shashkën, është shumë e lehtë, pasi policia i xhiron këto protesta”- shtoi kreu i LSI-së.