Kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, tha se marrëveshja me Komisionin Evropian për draft kornizën politike për të ardhmen e marrëdhënieve paraqet “marrëveshjen e vërtetë” për Britaninë e Madhe
Duke u adresuar para kabinetit të saj në Londër, May tha se marrëveshja “do të dërgohet për votim në referendum” dhe se marrëveshja do t’i japë Britanisë së Madhe kontrollin mbi kufijtë e saj, paratë dhe ligjet.
Ajo po ashtu tha se marrëveshja do të mbrojë çështjet bankare dhe sigurinë dhe do të mbajë integritetin e Britanisë së Madhe.
Plani i kryeministres May përballet me sfida të rëndësishme në Parlamentin e Britanisë së Madhe në të cilin pritet të debatohet muajin e ardhshëm.