Vendosni fjalën kyçe....

Ndotet keqazi lumi Gjanica në Fier, ndëshkohen 2 kompanitë e naftës


Lumi Gjanica në Fier është ndotur shumë ditët e fundit dhe sipas Inspektoriati Shtetëror të Mjedisit, përgjegjëse për këtë janë dy kompani nafte që operojnë në zonë.

Sipas kryeinspektorit Hadër Cako, i cili ka dhënë një konferencë për shtyp, kompanitë që janë përgjegjëse për ndotjen janë “Trans Oil” dhe “Albetrol”.

Ai deklaroi se tashmë ndaj kompanive të përmendura do të ndiqen procedurat përkatëse ligjore ndërsa janë marrë të gjitha masat për vënien në kontroll të situatës.

Cako deklaroi se inspektoriati që drejton, pushteti vendor në bashkëpunim me komunitetin, do e fitonin betejën ndaj ndotjes.

“Gjatë inspektimeve që vazhdojnë u verifikua se në dy pika, në pikën e dekantimit dhe derdhjen e saj, ka ndotje të madhe të ujrave. Në bashkëpunim me Policinë e Shtetit do të bëhet në vazhdimësi edhe ndjekje penale për këta operatorë, të cilët janë të papërgjegjshëm dhe mbjellin vrasje për qytetin e Fierit.” – tha ndër të tjera Cako.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *