Vendosni fjalën kyçe....

Pardje i lanë protestuesit në mëshirë të fatit, sot policët në gatishmëri për Ramën e deputetët (FOTOT)


Në dy ditët e fundit, banorët e Astirit protestuan por edhe pse kanë mbi dy javë që protestojnë, policët nuk ishin aty për të siguruar rendin dhe mbarëvajtjen e protestës.

Ndërkohë sot, ende pa nisur protesta përpara Kuvendit, është formuar kordoni policor për të mos i lënë protestuesit të afrohen më shumë se ç’duhet.

Rreth 200 forca të FNSH-së mendohet se janë në gatishmëri për gjithçka që mund të ndodhë.

Në protestën e dy ditëve më parë, aktivisti dhe pedagogu i Gazetarisë dhe i Komunikimit Ervin Goci, shprehu shqetësimin për mungesën e policëve gjatë zhvillimit të protestës.

Protestuesit kishin bllokuar rrugën, gjë e cila mund të sillte përplasje me shoferët që kërkonin të kalonin dhe duke marrë parasysh që protesta ishte futur në ditën e tetëmbëdhjetë të saj, autoritetet duhej t’i kishin marrë masat për të ofruar sigurinë e qytetarëve.

Sipas Gocit, kjo mungesë e forcave të sigurisë ka qenë e qëllimtë për të nxitur përplasje mes protestuesve dhe atyre që kërkonin të kalonin.

“Kur vjen për te protesta nuk kishte asnjë polic rrugës. Po ju lënë juve të përplaseni këtu me këta njerëz, që në fund fare janë në punën e tyre, janë duke vajt me siguri për ndonjë hall e ndonjë gjë. Dhe ju lënë juve këtu që të përplaseni, kur shumë mirë ditën e 15-të ata mund ta menaxhonin, të linin policë atje përpara edhe mos t’ju përplasnin ju me njerëzit. Që edhe njerëzit të kryenin punë, të gjenin një rrugë dytësore. Edhe ju të kryenit protestën normal.

Por çfarë bëjnë ata?! Ata ju lënë juve që të përplaseni me të tjerët, në mënyrë që të na fusin neve në vëllavrasje, të na fusin në sherr, të naq fusin në inat me njëri-tjetrin. Dhe ata të rrinë si perëndi atje majë Olimpit, që na shikojnë neve kështu e tallen me ne. Kjo është e para gjë që mua më bëri shumë përshtypje.”, tha Goci.

Por duket se edhe policia e Shtetit është me dy standrarte. Kur bëhet fjalë për të mbrojtur qytetarët dhe protestuesit për të mos i lënë të konfliktohet nuk gjendet, ndërsa kur bëhet fjalë për të mbrojtur kryeministrin dhe deputetët, është kurdoherë e gatshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *