Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para Kuvendit, lëndohen 6 policë


6 efektivë policie janë plagosur nga përplasja e mes protestuesve dhe policië para Kuvendit.

Efektivët e plagosur janë dërguar për mjekim në spital ndërsa dyshohet se plagosja e tyre ka ndodhur nga shashkat që kanë plasur.

Banorët kanë mohuar të kenë hedhur shashkat dhe tymueset ndërsa kanë thërritur: “Mos na provokoni.”

Situata para Kuvendit u tensionua teksa protestuesit tentuan të çanin kordonin e policisë por me ndërhyrjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, situata është normalizuar disi.

Qindra banorë të Unazës së Re dhe Bregut të Lumit, u mbodhën sot oara Kuvendit për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre që preken nga zgjerimi i Unazës së Re dhe Bulevardit të Ri të Tiranës.

Ata kanë deklaruar se nuk do e lejojnë prishjen e banesave dhe do i mbrojnë shtëpitë e tyre me gjak. Protestës i janë bashkuar edhe deputetët e opozitës së bashkuar.

Policia nga ana e saj u ka bërë thirrje protestuesve që të distancohen nga aktet e dhunshme dhe po kështu u ka bërë të njëjtën thirrje edhe deputetëve të opozitës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *