Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi pasi ka humbur jetën një shqiptar. Mësohet se në kufirin greko-shqiptar në Janinë ka pasur një shkëmbim zjarresh mes policisë dhe shqiptarëve. Ngjarja ka ndodhur në orën 17:00.
Shqiptarët po transportonin drogë nga Shqipëria në Greqi dhe pasi panë se u pikasën nga policia, ata hapën zjarr ndaj kësaj të fundit.
Burime zyrtare nga policia greke bënë me dije se shqiptarët po transportonin marijuanë dhe heroinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur çantat me me 100 kilogramë drogë.
