Vendosni fjalën kyçe....

Shkoi në spital të vizitonte të ëmën që u dhunua nga policia, ndalohet Dorian Protoduari


Dorian Protoduari, një nga protestuesit më të spikatur të protestës së banorëve të Unazës së Re, është shoqëruar nga policia teksa ndodhej në Spitalin e Traumës, ku ndodhet e ëma e shtruar pasi është goditur nga policia.

E ëma e Protoduarit do i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale pasi është dhunuar fizikisht gjatë protestës nga efektivët e policisë, thotë bashkëshorti i saj.

Florian Protoduari ka denoncuar dhunën e policisë ndërsa ka deklaruar se nuk e lënë të takojë bashkëshorten dhe nuk do e nënshtrojnë dot.

“Nuk pjerdh për këlyshët e Edi Ramës. Ta dijë mirë Edi Rama nuk më nënshtron dot. Nuk më tremb edhe po më futen në burg. Mallkuar ju o popull që votuat atë njeri. Këto jnë veglat e policisë së shtetit, si në kohën e komunizmit. Gruan e kam rënë, këta më arrestojnë djalin. Nuk më lënë të shikoj time shoqe. Sulmet ndaj familjes nuk më trembin dhe nuk do më nënshtrojnë.” – tha ai për mediat.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *