Vendosni fjalën kyçe....

Bretix, May-deputetëve: Nëse na refuzoni, s’do ketë marrëveshje të mirë me BE-në


Theresa May  ka deklaruar se Britania e Madhe nuk duhet të shpresojë për një “marrëveshje më të mirë” nga BE nëse deputetët  e kundërshtojnë marrëveshjen e saj Brexit.

Në një lidhje telefonike me BBC-në ajo tha se do të ketë vetëm “më shumë ndarje dhe pasiguri” nëse Parlamenti voton kundër marrëveshjes muajin e ardhshëm. Por ajo nuk pranoi të thoshte nëse Britania e Madhe do të ishte më mirë jashtë BE, duke thënë vetëm se do të ishte “ndryshe”.

Një samit i liderëve të BE për të nënshkruar marrëveshjen do të vazhdojë të dielën, pavarësisht çështjeve “të pazgjidhura” rreth Gjibraltarit.

Spanja po kërkon garanci me shkrim nga Britania e Madhe se do të konsultohet direkt mbi negociatat e saj të ardhshme tregtare me BE që kanë të bëjnë me Gjibraltarin, një territor jashtë britanisë.

Kryeministri Pedro Sanchez ka thënë se ai nuk do të vendosë nëse do të marrë pjesë në samitin e së dielës derisa këto të sigurohen.

Burimi: BBC

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *