Vendosni fjalën kyçe....

Aksion në Mitrovicë, katër të arrestuar për vrasjen e Oliver Ivanoviç


Mëngjesin e sotëm para orës 06:00 të mëngjesit në Veri të Mitrovicës, policia e Kosovës ka nisur një operacion për arrestimin e personave që dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e liderit serb të Iniciativës Qytetare, Oliver Ivanoviç, në janar të këtij viti.

Policia ka bastisur dy lokacione në atë pjesë. Pas këtij aksioni janë lëshuar alarmet në Mitrovicën e Veriut dhe raportohet se qytetarët kanë filluar të dalin në rrugë.

Në pranga kanë përfunduar katër persona. Mes tyre ish-polici Dragisha Markoviq dhe Sasha Curciq, si dhe Milosh Roshiq. Identiteti i të arrestuarit të katërt nuk është bërë ende i ditur.

Policia e Kosovës i ka konfirmuar lajmet përmes një deklarate për mediat.

 “Njësitet policore kanë kryer bastisje në katër lokacione si dhe kane ndaluar katër persona, tre që ndërlidhen me hetime për rastin dhe një i cili ka rezistuar ndaj zyrtarëve policor”, ka konfirmuar zëdhënësi i PK’së, për Gazetën Express.

Serbët në veri kanë aktivizuar alarmin që simbolizon tubimin e qytetarëve atje, mirëpo deri në këto momente nuk ka numër të madh të të tubuarve, por alarmi mund të dëgjohet edhe tani.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *