Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori i BE-së: Presim bashkëpunim me Lleshin për luftën kundër krimit


Pas betimit të ministrit të Brendshëm Sandër Leshit ka reaguar ambasadori i BE-së në Tiranë Luigi Soreca. Soreca thotë se BE nga ministri i Brendshëm pret luftë të bashkëpunojë në luftën kundër krimit të organizuar që është një prioritet kyç.

“Sot Sandër Lleshi SanderLleshi u betua si ministër i ri i Brendshëm para Presidentit Ilir Meta. Ne presim të punojmë me të në luftën e Shqipërisë kundër krimit të organizuar, një prioritet kyç për vendin në rrugën e tij drejt anëtarësimit në BE”, ka shkruan në Twitter Soreca.

Kuvendi votoi ditën e djeshme dekretin e Presidentit Ilir Meta për emërimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Dekreti për Sandër Lleshajn u miratua me 77 vota pro,asnjë abstenim.

Jo më larg se 7 ditë më parë Meta dekretoi emrin e Sandër Lleshit për Ministër të Brendshëm pas refuzimit që i bëri herën e parë ku kërkoi më shumë informacion rreth emrit të tij gjithashtu edhe lirimin nga detyra si gjeneral aktiv.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *