Vendosni fjalën kyçe....

Basha ashpërson tonet ndaj ndërkombëtarëve: Për çfarë jeni këtu, për pasarela?! Për të ngrënë e për të pirë ?!


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, është treguar i ashpër edhe ndaj organizatave ndërkombëtare që veprojnë në vend dhe që paguhen nga taksapaguesit evropianë.

Basha u kërkoi që të reagojnë lidhur me paligjshmërinë, vjedhjen, arrogancën dhe habutërinë e Edi Ramës ndaj qytetarëve në projektin e Unazës së Re.

Ai tha se heshtja i bën ata bashkëfajtorë dhe të pabesueshëm para shqiptarëve.

“Kam një pyetje për organizatat ndërkombëtare që financohen me paratë e taksapaguesve të Evropës dhe gjithë botës, të cilët lejojnë vjedhjen e hapur duke shkelur çdo standart të mirëqeverisjes dhe shtetit ligjor. Ku jeni? Për çfarë pune paguheni. Për çfarë jeni këtu. Për të bërë pasarela? Për të ngrënë e për të pirë në restorante të shtrenjta. Për të na treguar sesa e mirë është cilësia e verës shqiptare. Ja ku e keni mirëqeverisjen, sundimin e ligjit, ja ku e keni reformën në drejtësi. Një kryeminstër harbut dhe hajdut që shkel Kushtetutën, shkel ligjin dhe sot po rreh fëmijë e gra. Pse? Për të vjedhur. Vjedhja është e hapur. Është në sytë tuaj. Cënon çdo standart ndërkombëtar të prokurimeve ndërkombëtare. Pse heshtni? Heshtja ju bën bashkëfajtorë. Heshtja ju bën të pabesueshëm para shqiptarëve.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *