Vendosni fjalën kyçe....

Basha në protestën e Astirit: Rama hajdut, do të vjedhë 40 milionë euro


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha edhe sot i është bashkuar protestës së banorëve të Astirit për projektin e “Unazës së Re”. 

Nga protesta Basha sulmoi kryeministrin Rama tha se ky projekt antiligjor që sipas tij ka vlerën e 40 milionë euro, është për vilën e tij në Surrel.

“Edi Rama është një hajdut. Këta banorë janë këtu se ai do vjedhë 40 milionë euro, duke shkelur ligjin dhe Kushtetutën dhe ligjin për shpronësim. Ai është projekt për vilën e Surrelit. Agai i ka bërë pazaret, për të vjedhur 40 milionë euro”, tha Basha.

Kreu i opozitës më tej shtoi se janë janë 24 orë pranë protestuesve.  “Kudo ku janë shoqëruar, ka pasur deputetë të opozitës që i kanë ofruar ndihmë ligjore dhe suport familjeve.”, tha Basha.

Banorët e Astrit edhe sot kanë bllokuar rrugën nga “Sheshi Shqiponja” te Pallati me Shigjeta. Ata kërkojnë dëmshpërblim të plotë për banesat e tyre dhe  kërkojnë lirimin e të arrestuarve gjatë ditës së djeshme.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *