Sandër Lleshi një ditë pasi u miratua nga Kuvendi si ministër i Brendshëm, është betuar për këtë post të ri. Ceremonia e betimit u mbajt në Institucionin e Presidencës. Pasi ekzekutimit të himnit, Lleshaj u betua përpara Kushtetutës dhe më pas firmosi.
Kuvendi votoi ditën e djeshme dekretin e Presidentit Ilir Meta për emërimin e Sandër Lleshit si Ministër i Brendshëm. Dekreti për Sandër Lleshajn u miratua me 77 vota pro,asnjë abstenim.
Jo më larg se 7 ditë më parë Meta dekretoi emrin e Sandër Lleshit për Ministër të Brendshëm pas refuzimit që i bëri herën e parë ku kërkoi më shumë informacion rreth emrit të tij gjithashtu edhe lirimin nga detyra si gjeneral aktiv.