Pas ngjarjes së rëndë që ndodhu dje në Janinë të Greqisë është indentifikuar shqiptari i cili ngeli i vrarë. Mësohet se ai është Altin Mulla, 39-vjec, banues në Fushe-Verri, Delvinë.
39-vjeçari ishte i dënuar me parë për një vrasje në Tiranë. Ai ishte denuar 11 vjet, kreu 9 vjet ne Peqin, ndërsa kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu. Mulla, vëllai i një ish-oficeri policie, edhe ai ish i dënuar me burg.
Një ditë më parë shqiptarët që po transportonin drogë nga Shqipëria në Greqi u pikasën nga policia greke, ata hapën zjarr ndaj kësaj të fundit.
Burime zyrtare nga policia greke bënë me dije se shqiptarët po transportonin marijuanë dhe heroinë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur çantat me me 100 kilogramë drogë.