Vendosni fjalën kyçe....

 “Pa sistem frenimi e me sirenë jashtë funksioni, ambulanca që transportoi policen me gishta të prerë” (FOTO)


Pas protestës së djeshme, ku një police humbi dy gishtat e njërës dorë dhe iu dëmtua një gisht i tretë, disa foto kanë qarkulluar të ambulancës që e transportoi atë në spital.

Në fotot e publikuara nga “JOQ”, ambulanca ishte në kushte nën minimalen që duhet të ofrojë.

Sipas denoncuesit që ka dërguar fotot, por që kërkon anonimitet, Ambulanca jo vetëm ishte prej vitesh pa kontrollin e detyrueshëm teknik, pa sistem frenimi e me sirenë jashtë funksioni, por sot aty nuk ka patur asnjë mjek! Madje jo vetëm kaq, por nuk ka patur as oksigjen dhe asnjë mjet tjetër që mund të ofrojë një ndihmë sado minimale për pacientin.

“Mirembrema JOQ. Sot ne oret e para te mengjesit eshte caktuar te stacionohet nje Ambulance e Urgjences se Tiranes prane Kuvendit te Shqiperise.

Ambulanca me targa Tr 9917 K ka disa vite qe eshte e pakualiduar dhe e pasiguruar, nuk ka sistem frenimi, nuk ka feneline dhe sirene, nuk i punojne asnje nga sinjalet dhe as boria. Sot ne kete Ambulance nuk ka pasur Mjek!

Ne kete Ambulance kane qene dy infermiere femra, njera e sapo ardhur nga leja e lindjes, dhe tjetra infermire ne prag pensioni si dhe shoferi. Ne Ambulance nuk ka pasur oksigjen dhe asnje mjet tjeter qe mund te jepte qofte edhe nje ndihme sado te vogel dhe minimale. Sapo ka ndodhur demtimi i efektives se Policise, eshte kerkuar ndihme nga Ambulanca, dy infermieret kan bere c’fare kane mundur, duke e fashuar dhe duke e mbajtur nen kontroll hemoragjine dhe te demtuaren, si dhe shoferi eshte munduar te rrugetoj sa me shpejt ne drejtim te Spitalit te Traumes.

Ne Ambulance jane ngjitur edhe efektive te tjere te Policise dhe kolege te te demtuares, por ata kane mbetur pa fjale kur kane pare dhe kuptuar se Ambulanca eshte pa asnje mase sigurimi dhe pa asnje aparature per dhenjen e ndihmes se pare sado e vogel qofte ajo. Cdo gje eshte e vertetuar nga punonjesit e policise te cilet nga Kuvendi i Shqiperise deri ne spital te Traumes kane zbritur disa here ne rrugetim per te hapur rrugen Ambulances pasi edhe sirenat mungonin. Pamjet tregojne sado pak ate cfare ka kjo ambulance ne dukje te pamjes se pare me sy te lire. Ajo cfare kane shikuar sot efektivet e Policise verteton te gjithe denoncimet qe ka publikuar Faqja JOQ Albania jane me se te verteta. Me kete raste i lutemi Policise se Shtetit te ndaloje nga qarkullimi Ambulancat e Urgjences se Tiranes te cilat jane jashte kushteve per te qarkulluar edhe ne male.”, shkruan denoncuesi.

Në protestën e djeshme, pati përplasje mes protestuesve dhe policisë dhe të plagosur nga të dyja palët.

Fillimisht u raportua në mediat proqeveritare se policja Ina Muka humbi 4 gishta, por më pas u zbulua se ky ishte një informacion i ekzagjeruar dhe i rremë.  E reja ka humbur 2 gishtat e njërës dorë si dhe ka dëmtuar një gisht të tretë, për shkak të një kapsolle që dyshohet se është hedhur nga protestuesit, por që është prekur nga kjo e fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *