Në Durrës kanë përfunduar zgjedhjet për kryetarin e degës së Partisë Demokratike. Mësohet se kreu i PD-së është zgjedhur Ferdinand Xhaferri. Ky i fundit ka marrë 222 kundrejt 130 vota që mori Sokol Kapidani.
Përfundojnë zgjedhjet, kush është kreu i PD-së në Durrës
Po ashtu mësohet se 14 vota dolën të pavlefshme. Ndërkohë, bëhet e ditur se pjesëmarrja në zgjedhje ishin 83 perqind, ndërsa nga 438 votues, votuam 366. Ndërsa monitorues i procesit gjyqsor ishte Oerd Bylykbashi.
Zgjedhje të tilla do të zhvillohen në të gjitha qytetet e vendit.