Në lidhje me protestën e djeshme para Kuvendit Prokuroria e Tiranës nisi hetimet pasi ngeli e plagosur efektivja e policisë Ina Muka dhe disa policë të tjerë. Po kështu u arrestuar nga policia edhe 11 protestues.
Mësohet se është identifikuar nga organet e hetimit personi që hodhi mjetin shpërthyes dhe plagosi gishtat e polices 24 vjeçare, Ina Nuka. Ai është 18-vjecari Danjel Dobraj, i cili është shpallur në kërkim.
Gjykata ka dhënë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për 18-vjeçarin.