Në qytetare ka denoncuar ndalimin e djalit të saj të mitur nga policia pas protestës së djeshme.
E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Flora Mandri, ka rrëfyer gjithë ngjarjen e ditës së djeshme, ku tregon me hollësi atë që ndodhi dhe sesi u ndalua djali i saj vetëm 13-vjeçar.
“Kisha dalë krejt papritur me fëmijët, me vjehrrin edhe disa të afërm për të shëtitur fëmijët edhe afrohem aty sepse pashë që kishte protestues. Ngadalësoj të shoh sepse edhe ne na kap zgjatimi i Bulevardit Zogu i Parë dhe flitet që edhe ne nuk do marrim asnjë dëmshpërblim. Shoh gocat e mia 16-17 vjeç që po bërtasin dhe ulërasin dhe unë kthej kokën, thashe qoftë larg më shtypi makina çunin. Ndërkohë shoh furgonin e policisë që ma kishte marrë çunin vetëm 13 vjeç. Aty arrita që të futem te furgoni dhe t’i them ju lutem. Unë jam prindi i këtij çuni ky është vetëm 13 vjeç. Të lutem ma lironi. E çuan në polici në orën 12 e gjysmë. Çuni im pas shumë përpjekjesh tani në orët e vona doli, sepse ishte vetëm 13 vjeç. ” – rrëfeu qytetarja idhur me ngjarjen e djeshme.
Denoncimi i saj është publikuar nga ish-kryeministri Berisha në faqen e tij në “Facebook”.