Një ditë më parë kryeministri Edi Rama u gjuajt me këpucë në spitalin e Traumës teksa vizitoi efektiven e plagosur nga protesta.
Ditën e sotme Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për protestuesin që qëlloi me këpucë drejt kryeministrit Edi Rama. Përveç Dorjan Protoduarit, Prokuroria ka kërkuar burg edhe për disa të arrestuar të tjerë: Fluturim Golecin, Ruzhdi Dacin, Marsel Velillari, Amarildo Sinanajn, Shpati Bilbilaj.