Vendosni fjalën kyçe....

Rama mbron Dakon: Nuk e di çfarë është dosja 330, akuzat janë propagandë


Kryeministri Edi Rama sot nuk ka ngurruar  të mbrojë kreun e Bashkisë Durrës, Vangjush Dakon. Në emisionin “Java”, në RTSH ai ka komentuar dosjen “339”, në të cilën përflitet përfshirja e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako me bandën  e Avdylajve.

Rama i cilësoi akuzat e opozitës si ‘propagandë’ ndërsa shtoi se një gjë e tillë mund t’i ndodhë gjithkujt që ka një elektorat.

 “Unë nuk di dosjen 330 ca është ajo, unë di atë që doli dhe u propagandua sikur u zbuluan një organizëm kriminal me në krye kryetarin e bashkisë. Mund t’i ndodhë gjithkujt që ka një elektorat. Të gjithë këtu bëjnë virgjëreshën, të gjithë këtu bëjnë të paditurin”, u shpreh ai.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *