Vendosni fjalën kyçe....

Rama nuk e beson protestën te Astiri: Është grupi i gatshëm që sjell Xhelal Mziu


Kryeministri Edi Rama në rubrikën “Përgjigjja ime” në ERTV, i është përgjigjur një komentuesi që e pyet në lidhje me protestën e banorëve të Unazës së Re dhe prishjes së banesave e bizneseve të tyre.

Rama është shprehur se te Unaza e Re më saktë nuk protestojnë hallexhinjë, banorët realë por protestojnë politikanët që në fakt kanë një hall tjetër.

‘Në Unaza e Re më saktë nuk protestojnë hallexhinjë, banorët realë por protestojnë politikanët që në fakt kanë një hall tjetër. Protestojnë politikanët dhe zaptuesit që kanë 8 apo 9 godina pa leje. Proteston estrada e protestuesve profesionistë të Bashkisë Kamëz, grupi i gatshëm që vjen për të mbushur sheshin dhe dalin aty për t’i dalë zot protestës.’,  shprehet Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *