Vendosni fjalën kyçe....

Rama: S’është e vërtetë që ka premtuar legalizimin e banesave informale. Vasili i publikon videon


Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Vasili ka denoncuar sërish sot atë që e quan si megavjedhja që po ndodh në zonën e Unazës së re, me projektin për zgjerimin e rrugës.

Sipas Vasilit, për 2.2 kilometra rrugë do paguhen 40 milionë euro, të cilat merren nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë.

Në një konferencë për shtyp nga selia e LSI-së, Vasili publikoi edhe një video që sipas tij hedh poshtë pretendimin e kryeministrit Rama se nuk ka premtuar legalizim për banesat në zonat informale.

Ditën e sotme nga Libofsha, Rama tha se nuk është e vërtetë se ka premtuar legalizim falas duke theksuar se nuk mund të legalizonte aty ku nuk ishte e mundur.

Vasili theksoi se qytetarët duhet të ndërgjegjësoheshin për vjedhjen që po ndodh te Unaza e Re, pasi ishin paratë e tyre që po merreshin nga qeveria dhe oligarkët me të cilët bashkëpunon.

“T’ua përkthejmë të gjithë qytetarëve të Shqipërisë fjalën e kreut të lukunisë së hajdutëve. Rama premtoi se shtëpitë tek Unaza e Re nuk do të prishen. Mashtruesi thotë sot se nuk iu ka thënë se do prishen, sepse banesat janë ndërtuar me gjak. Përse kjo dhunë kaq e madhe, pse ky eksitim, pse kjo gjuhë rrugaçërore. Korrupsionin e kemi sa një mal, s’ka asnjë garë. Bëhet fjalë për një vjedhje të pacipë, sepse kanë konkurruar një firmë me zero lekë. Këto janë fakte kaq të qarta dhe të trasha, që provojnë vetëm një gjë. Babëzia është ajo shuma 40 milionë euro për ta vjedhur tek Unaza e Re. Lukunia e hajdutëve po e rrëmben. E keqja dhe lukunia po hungërin në derën e gjithsecilit.” – tha Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *