Vendosni fjalën kyçe....

Rrëzohet avioni me 127 persona në bord në Bolivi (VIDEO)


Një avion me plot 127 persona në bord është rrëzuar, ndërsa po zbriste në aeroportin në Bolivi.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 10:00, sipas orës lokale të ditës së djeshme. Sipas “BBC”-së,  avioni Peruvian Boeing 737 po ulej në aeroportin El Alto, në perëndim të kryeqytetit La Paz, pas mbërritjes nga Cuzco të enjten.

Mirëpo ndërsa po ulej avioni rrëshqiti dhe u rrëzua në një anë. Fatmirësiht asnjë prej 122 pasagjerëve dhe pesë anëtarëve të ekuipazhit nuk u lëndua.

Megjithatë ky incident e detyroi aeroportin të mbyllet për disa orë.

Fluturimet u pezulluan dhe u soll një vinç për të ndihmuar lëvizjen e avionit nga pista pasi pajisja e tij e uljes u shtyp dhe gomat shperthyen.

Gjatë fluturimit nuk u raportuan probleme dhe kapiteni nuk dha asnjë paralajmërim kur aeroplani iu afrua aeroportit, thanë udhëtarët për mediat lokale. Shkaku i aksidentit nuk është ende i njohur dhe po hetohet, deklaroi më vonë ”Peruan Airlines”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *