Pak minuta më parë ka ndodhur një ngjarje e rëndë në Vlorë. Raportohet se një automjet tip Benz ka shpërthyer sapo ka dalë nga një lavazh në hyrje të qytetit.
Mësohet se brenda automjetit ndodhej drejtuesi i mjetit Agron Alushaj (48 vjeç), i cili ka humbur këmbët dhe është në gjendje të rëndë në sallën e operacionit. Mësohet se 48-vjeçari i është vendosur eksploziv në makinë. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
“Rreth orës 16:35, në hyrje të Vlorës pranë një karburanti ka shpërthyer në ecje automjeti i markës Benz. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i dëmtuar shtetasi A.A, 48, vjeç, i cili ndodhet në sallën e reanimacionit të Spitalit Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes”, njofton policia.