Vendosni fjalën kyçe....

“Soros i është vërsulur Gruevskit me organizatat e tij” – Kryeministri hungarez, Orban


Kryeministri hungarez, Orban, ka deklaruar se organizatat që kanë lidhje me miliarderin hungarezo-amerikan, Soros, janë vënë në  përndjekjen e ish-kryeministrit të Maqeonisë, Gruevski, i cili ndodhet në Hungari ku ka kërkuar azil politik.

Ai e vlerësoi ish-homologun e tij për punën e bërë në parandalimin e kalimit të emigrantëve drejt Hungarisë.

“Organizatat e afërta me filantropin George Soros janë lëshuar në përndjekjen e Gruevskit. Pa ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikola Gruevski, do të ishte më e vështirë të mbrohej kufiri i Hungarisë”, tha Orban, raporton “Portalb.mk.”

Orban tha se Hungaria i trajton bashkëpunëtorët në mënyrë të drejtë, ndërsa theksoi se Gruevski është bashkëpunëtor i tij, por edhe i popullit hungarez.

“Nuk mundemi që t’i përjashtojmë procedurat juridike, por mundemi të mundësojmë trajtim të drejtë”, tha kryeministri hungarez.

Shpresat për ekstradimin e Gruevskit në Maqedoni janë tejet të pakta, gjë që u pohua nga ministri i Drejtësisë së Hungarisë, Llazo Troshani, i cili tha: “Me miratimin e azilti, Hungaria e pranon se Gruevski është viktimë e persekutimit dhe nuk mund të ekstradohet”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *