Vendosni fjalën kyçe....

Sulm me armë në konsullatën kineze, dy policë të vrarë, plagoset dhe roja (VIDEO)


Dy policë kanë humbur jetën dhe një roje sigurie ka mbetur i plagosur nga një sulm në konsullatën kineze në Karaç të Pakistanit.

“RT” shkruan se i ashtuquajturi, Grupi kryengritës i Ushtrisë Çlirimtare të Baloçistanit, mori përgjegjësinë për sulmin terrorist.

Sikurse raporton “RT”, mëngjesin e së premtes, tre persona të armatosur u përpoqën të hynin në Konsullatën Kineze në lagjen diplomatike të Karaçit, në Pakistanin jugor.

Sulmuesit përdorën një mjet të manipuluar me eksploziv dhe të paktën një prej tyre mbante një jelek vetëvrasës.

Grupi i militantëve nuk arritën të hyjnë në ndërtesën e konsullatës, dhe një zjarrfikëse në pikën e kontrollit të sigurisë shpërtheu.

Dëshmitarët deklaruan se dëgjuantë shtëna me armë, si dhe disa shpërthime.

Sulmi ka marrë jetën e dy policëve dhe një roje sigurie është plagosur. “Të tre personat e armatosur u vranë”, tha shefi i policisë së Karaçit.

Pekini është një nga partnerët kryesorë ekonomikë të Pakistanit. Të dy shtetet janë angazhuar në disa projekte të mëdha investimi.

Kryeministri pakistanez Imran Khan e cilësoi sulmin si “komplot” kundër bashkëpunimit strategjik pakistanez dhe kinez dhe urdhëroi nisjen e hetimeve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *