Vendosni fjalën kyçe....

“Afera e Unazës së Re megavjedhje 40 milionë euro, rruga e vetme largimi i Ramës” – Basha


Ka nisur protesta të Unaza e Re. Qindra banorë të Astirit dhe Bregut të Lumit janë mbledhur në ditën e 20-të të protestës kundër prishjes së banesave të tyre.

Protestës u janë bashkuar edhe deputetë të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.  Ata kanë shprehur mbështetjen e plotë për protestën e banorëve ndërsa kanë shprehur se protesta nuk është aspak politike por jetësore për banorët që preken nga prishja e banesave.

Kreu i Partisë Demokratike, Basha, deklaroi se afera e Unazës së Re është një megavjedhje prej 40 milionë eurosh ndërsa tha se rruga e vetme është largimi i Ramës me revolta popullore.

“‘Ajo që po ndodh këtu është një barbari, shkelje e ligjeve themelore të vendit, e ligjeve që garantojnë transparencën dhe dëmshpërblimin e duhur, dhe të mënyrës se si kjo vepër publike është prokuruar, kemi të bëjmë me një vjedhje të madhe. Ata nuk do t’i lëshojnë shtëpitë e tyre, dhe se Edi Rama ti vejë gishtin kokës. Afera është e qartë për 40 milionë euro, për 1 centimetër rrugë 2 mijë euro, Rama do të nxjerrë nga shtëpia mijëra qytetarë. Babai i Vilsonit është në burg sepse kriminelët e vërtetë janë në krahë të Edi Ramës. Ai ka shpikur skemat më perverse për të vjedhur Shqipërinë. I bëj thirrje policisë mos të vendosen kundër ligjit përballë qytetarëve po kështu dua ti bëj një thirrje Ramës dhe qeveritarëve ti bëjnë mirë hesapet kur vërsulin policinë ndaj qytetarëve. Dhuna që kanë ushtruar në komisariate është e regjistruar, secili prej tyre do të mbajë përgjegjësi. Rruga e vetme është revolta popullore, dhe largimi i kësaj bande me në krye Edi Ramën”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *