Një ngjarje e rëndë sapo ka ndodhur në Fushë-Krujë, ku dy persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti.
Mësohet se një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar i përmbysur në një arë, pranë fshatit Bura në njësinë administrative Nikël. Si pasojë kanë humbur jetën dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.
Ende është e paqartë se si ndodhi aksidenti, ndërkohë që policia ka mbërritur në vengjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
Vijon…