Vendosni fjalën kyçe....

Basha për ngjarjet në Vlorë: Shteti dhe policia janë të zënë duke nxjerrë banorët e Unazës nga shtëpitë e tyre


Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar lidhur me ngjarjet e fundit në qytetin bregdetar të Vlorës.

Për ngjarjen e mbrëmshme Basha thotë se ishte në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze në vend.

Sipas Bashës, shteti dhe policia janë të zënë pasi janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë Euro të Edi Ramës te Unaza.

“Kur i gjithë shteti dhe policia janë vërsulur të nxjerrin banorët nga shtëpitë e tyre për vjedhjen 40 milionë Euro të Edi Ramës te Unaza, qytetet e Shqipërisë qeverisen nga krimi. Përsëri atentat me tritol dhe përleshje me armë sonte në Vlorë, në vazhdën e atentateve dhe përplasjeve mafioze që kanë përpirë gjithë vendin në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan dhe kudo.
Ndërsa Edi Rama sulmon si i lajthitur të gjithë ata që mendon se po i rrezikojnë paratë dhe burgos edhe fëmijët dhe nënat që luftojnë për të mbrojtur shtëpitë e tyre, krimi po vret Shqipërinë. 
Sepse për Edi Ramën kriminelë janë ata që i kërcënojnë tepsinë. Shikojeni si pëllet i tmerruar se duan t’i marrin karriken, tepsinë, paratë e vjedhura. U merr shtëpitë njerëzve të dëshpëruar, por ulërin si i çmendur se duan t’i marrin karriken. Hajdut dhe i çmendur!”, shkruan kreu i PD-së.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *