Vendosni fjalën kyçe....

Basha-Ramës: Tërhiqu sa s’është vonë, ndal dhunës barbare ndaj qytetarëve


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka paralajmëruar kryeministrin Edi rama , që të heqë dorë nga “vjedhja prej 40 milionë eurosh” në projektin e Unazës së Madhe.

Basha tha se Rama do të kishte dashur që policja Ina Muka, të “ishte bërë dëshmore”, duke iu referuar deklaratës së kryeministrit se policja për pak sa nuk u  bë “dëshmorja e parë femër në polici”.

Kreu i PD-së, i bëri thirrje policëve të mos pranonin të viheshin në vijën e parë, për t’u përballur me “vëllezërit e tyre”. Po ashtu, Basha paralajmëroi Ramën t’i jepte fund dhunimit të qytetarëve të arrestuar, ndërsa ftoi dhe ndërkombëtarët ta vërtetonin dhunën ndaj të arrestuarve.

“24 orët e fundit, janë shënuar nga tre ngjarje të ndërthurura me njëra-tjetrën, që kanë lidhje me një dhe vetëm me një aferë, vjedhjen 40 milionë euro për dy kilometra, 2 mijë euro për centimetër të mega-aferës së Unazës së Re.

 E para që ka ndodhur ka qenë një diarre verbale e shkaktuar nga overdoza e parave që Edi Rama ka planifikuar të vjedhë me Unazën e Re.

Afera e unazës së Re është kryekëput një aferë jo për zhvillimin e Tiranës, por për pasurimin e agait të Surrelit.

Kjo është arsyeja se pse Edi Rama është shfaqur para shqiptarëve i shfazuar tërësisht, me sulme dhe gjuhë të ndyrë, me një diarre të vërtetë verbale, duke sulmuar këdo, opozitën, gazetarët, analistët, banorët, të cilëve do t’u rrëmbejë pronën, dhe të shndërrojë pronën e tyre në një tokë të djegur, për përfitimin 40 milionë euro, të megaafërës ku është përfshirë ai, tre kompanitë dhe hajdutë e ortakë të tjerë prapa tij, biznesmenë dhe pronarë mediash.

Pra, Edi Rama është tërësisht i obsesuar të mbrojë marrëveshjen që ka lidhur kokë më kokë me këto tre kompani dhe ndonjë pronar mediash, për të vjedhur 40 milionë euro, 2 mijë euro për centimetër. Ndaj po burgos qytetarë të pafajshëm, nëna dhe fëmijë. Ndaj po sulmon të gjithë ata që po i rrezikojnë tepsinë dhe karriken. Shikoni si flet për karrigen e tij.

Është i gatshëm të flakë në mes të rrugës fëmijë të pafajshëm, qindra familje të pastrehë. Po përdor policinë si burracak, duke përdorur vajza të pambrojtura dhe pastaj do t’i bën edhe dëshmore me zor. Do të pëlqente ta bëje dëshmore me zor. Por ajo duhet të punojë në një vend tjetër. Nuk duhet të jetë në radhën e parë të protestës.

Po kështu e mbajte mandatin e parë , i bëre kriminelët politikanë dhe biznesmenë, o i çmendur, o hajdut. Paratë e policisë i ka vjedhur, i ka bërë rrush e kumbulla në tendera korruptiv vjedhjesh. Për paratë po shet Sqipërinë dhe çdo shqiptar.

Tërhiqu nga afera korruptive e Unazës. Së shpejti do të marrësh atë që meriton. Ndal terrorin ndaj banorëve. Ndal dhunimin barbar që po i bën të  shoqëruarve. Ftoj ndërkombëtarët të vërtetojnë. Nuk ka për të përfunduar me kaq Edi Rama. Nuk ke për t’i marrë ata 40 milionë euro. Sprapsu dhe të mendohesh mirë. Ftoj policinë, të mos vihet në vijën e sakrificës por të bëhet pjesë e qëndresës dhe përballjes.

Sot në orën 5 përsëri do të ketë përsëri, përsëri PD, grupi parlamentar do të jemi aty.”, tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *