Vendosni fjalën kyçe....

Burri hyn me thikë në ambasadën serbe në Athinë: Të bashkohemi me Kosovën


Mëngjesin e kësaj të shtune, autoritetet greke janë alarmuar për shkak të një personi që ishte futur me thikë në ambasadën e Serbisë.

“Prothothema” shkruan se një person, rreth orës 09:30 kishte thyer perimetrin e sigurisë së ambasadës së Serbisë në Athinë me një thikë në dorë. Burri i paidentifikuar ende, por që thuhet se është një shtetas serb, kishte kapërcyer murin rrethues duke hyrë në oborrin e ambasadës.

Burri raportohet se ishte i dehur. Ai bërtiste: “Kosova të bashkohet me Serbinë” dhe “të largohen turqit dhe bullgarët”.

Përmes një përkthyesi, një negociator i policisë greke,  e bindi burrin që të dorëzohej dhe të hidhte thikën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *