Vendosni fjalën kyçe....

“Hapi digën e mbyti Tiranën”, Vasili: Ç’legen kryeministër!


Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar pas deklaratës së Ylli Rakipit, se në kohën kur Edi Rama ishte kryebashkiak, bashkia hapi portën e Digës së Liqenit dhe u përmbyt Tirana, fakt që sipas tij e fshehu në atë kohë.

Vasili sulmon kryeministrin, duke thënë se asnjë s’e ka harruar gjëmën me të cilën u përball Tirana nga hapja e digës së Liqenit artificial.

Sipas Vasilit, pas kësaj askush nuk mund ta besojë më Ramën, duke e konsideruar atë një “gënjeshtar ordiner”.

“Na paska genjyer per Digen,ç’legen kryeminister!!!!!!

Asnje nuk e ka harruar dhe as do te harroje se me cfare gjëme u perball Tirana nga hapja e Diges se Liqenit Artificial.
Te tille drame Tirana s’kishte pare kurre.
Shkaktari i vetem ishte Bashkia, qe drejtonte atehere ky shkollepaku, qe eshte sot kryeministet dhe lukunia e idiotëve dhe idioteve, qe e rrethonin dhe e rrethojne edhe sot e kesaj dite.
E verteta doli me ne fund ne shesh.
Faleminderit Ylli Rakipi qe e bere kete te vertete te rende dhe te pakundershtueshme prone te te gjithe shqiptareve.
Ky legen kryeminister qan e lan rrugeve si llaxore, se gjoja genjejne mediat kundra tij prandaj gjoja edhe i shan,edhe i quan kazan.
Edhe kush i shan mediat…… ky llumi.
Ja e verteta e Diges se Liqenit,qe ky mashtrues ja fshehu qytetareve te Tiranes per 20 vjet doli ne shesh.
Pas kesaj te vertete qytetaret e Tiranes jane dy here te ofenduar dhe te zemeruar,sepse edhe gjaku e djersa ju permbyt atehere, por edhe ky genjeshtar edhe i mashtroi e i talli poshtersisht.
Eshte ky mashtruesi me i madh dhe pa te dyte qe ka pare ky vend.
Pas kesaj nuk besoj se gjendet më ne Shqiperi ndonje i marrë qe ta besoje akoma kete genjeshtar ordiner qofte edhe per nje fjale te vetme.”, shkruan Vasili.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *