Rreth 40 punonjëse të një rrobaqepësie në Durrës janë helmuar. Mësohet se punonjëset e helmuara janë të repartit të hekurosjes dhe dyshohet se helmimi ka ardhur nga solucioni i hekurosjes.
Plot 40 gra kanë ndjerë simptomat e helmimit, por vetëm ato që janë ndier më keq, kanë shkaur në spital.
Punonjëset kanë patur marrje mendsh dhe këputje. 7 prej tyre aktualisht se po marrin ndihmën mjekësore në spitalin e Durrësit, ndërsa 2 prej tyre janë nisur drejt Tiranës.
Sipas nëndrejtorit të spitalit të Durrësit, gjendja e grave që kanë kërkuar ndihmë në këtë spital, është stabilizuar.
Rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa nuk ka një njoftim zyrtar. Pritet që Inspektorati Shëndetësor Shtetëror dhe Drejtoria e Shëndetit Publik të cilët kanë marrë mostrat e analizave të punonjësve së bashku edhe me Inspektoratin Shtetëror të Punës, të bëjnë publik shkakun e helmimit të punonjëseve.