Vendosni fjalën kyçe....

Ilir Meta, i pari president mes shqiptarëve të Rozhajës, uron festën e flamurit (VIDEO)


Presidenti i Republikës Ilir Meta, ditën e sotme ka zhvilluar një vizitë në Komunën e Rozhajës në Malin e Zi.

Ashtu sikurse në rastin e fshatit Mexhitli në Maqedoni, edhe këtu është hera e parë që një President i Shqipërisë viziton këtë komunë ku banojnë shqiptarë.

Meta është pritur ngrohtë nga dhjetëra banorë shqiptarë të Rrozhajës e zonave përreth që kishin dalë për ta përshëndetur, si edhe nga zv/Kryeministri i Malit të Zi, Rafet Husoviç ministra dhe deputetë të tjerë.

Presidenti mori pjesë si i ftuar nderi në veprimtarinë tradicionale kulturore “Ora e Maleve”, nga ku u ka uruar shqiptarëve të Rozhajës dhe Malit të Zi “Gëzuar Festën e Flamurit Kombëtar!”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *