Vendosni fjalën kyçe....

Kejdi Mehmetaj: Në buxhetin e ri s’ka rritje pagash, ulja më e madhe për arsimin


Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama dhe ministren e Arsimit Lindita Nikolla, se në buxhetin e 2019-ës, buxheti për arsimin është ulur dhe ndryshe nga sa deklaroi Rama nuk do të ketë rritje pagash për mësuesit por indeksim të rritjes së çmimeve.

 “Ky është viti me uljen më të madhe sa i përket zërit të arsimit. Kryeministri përmendi rritjen e pagave të mësuesve, në fakt rritja e pagave të mësuesve nuk është realitet, nuk është e reflektuar në zërin paga. 25 mld zinte para një viti dhe aq zë edhe vitin e ardhshëm. Është vetëm indeksimi i rritjes së çmimeve”, tha Mehmetaj.

Nënkryetarja e LSI-së, tha se vendi që zë arsimi në PBB është vetëm 3.29%.

Po ashtu, Mehmetaj tha se kryeministri Rama po abuzon për tekstet falas, që nuk janë falas por me kredi dhe me arrogancë ironizon tek prindërit.

“Vazhdojmë pastaj me problemet e tjera. Kryeministri abuzon për tekstet falas, që në fakt nuk janë tekste falas, por tekste me kredi. Dhe me arrogancë ironizonte prindërti, të cilët ishin të shqetësuar sepse fëmijët e tyre nuk mund të shkruanin, madje shkarravisnin, siç është normale për moshën e tyre, në tekset e tyre, sepse duhet t’i kthejnë në fund të vitit shkollor.”, tha deputetja e LSI-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *